Lulzim Basha vizitë zyrtare në Kosovë/ Zbardhet agjenda, takime me …
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë.
Vizita do të bëhet me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.
Më poshtë axhenda e kreut të PD në Kosovë:
Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së
VENDI: Selia e LDK
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së
VENDI: Selia e PDK
Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD
Z. Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje