Lunacek për Haradinajn: E vështirë të besohet që Franca po e respekton fletë arrestin e Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të bëjë presion mbi Serbinë për të tërhequr urdhër-arrestet e vjetruara, duke shtuar se është e vështirë të besohet që Franca po e respekton flet-arrestin e Beogradit për Haradinajn.

Lunacek ka thënë se është vështirë të besohet se Franca është duke e respektuar këtë flet-arrest, duke qenë se ky vend ka njohur pavarësinë e Kosovës që më 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes, transmeton Gazeta Express.

“Përveç kësaj, Franca ka raporte të shkëlqyera me Kosovën”, ka thënë Lunacek.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbajtja e urdhër-arresteve të vjetruara ndërkombëtare që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është e përfshirë në dialogun BE-Kosovë, është e papranueshme, ka thënë Lunaçek, raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, duke iu referuar arrestimit të djeshëm të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lunacek gjithashtu u bën thirrje përfaqësuesve të lartë, si nënkryetares së BE’së, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare në BE – dhe veçanërisht atyre 23 shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës – për të gjetur fjalë të qarta ndaj Serbisë, për të garantuar se flet-arrestet e vjetërsuara duhet të tërhiqen.

“Haradinaj, siç e dinë të gjithë, ka qenë i liruar edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar i Hagës, ku u shpall dy herë i pafajshëm”, ka thënë Lunacek./GazetaExpress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?