Lunacek përfundon misionin si raportuese për Kosovën, Thaçi: Ka qenë zë i Kosovës në Bruksel

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek po qëndron në Prishtinë ku po zhvillon takime lamtumire me liderët e institucioneve të Kosovës. Ajo është pritur në takime të ndara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Eurodeputetja Ulrike Lunaçek ka qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Në vizitën e saj të fundit si raportuese, e falënderova atë për mbështetjen dhe rolin e saj të sinqertë dhe konstruktiv”, ka shkruar kryeministri Thaçi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

Raportuesi i ri për Kosovën, në Parlamentin Evropian do të jetë slloveni, Igor Sholtes, i cili po ashtu ka qëndruar sot në Prishtinë.

SHKARKO APP