Majko i kundërpërgjigjet Daçiçit: Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…

Ish-kryeministri në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Iviça Daçic sa i takon një sulmi të mundshëm që kanë organizuar sipas këtij të fundit shqiptarët në një ambasadë.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Majko nuk ka kursyer ironitë në drejtim të diplomatit, duke i kujtuar një gjeneral të ushtrisë Austro-Hungareze. Deputeti i PS-së ndër të tjera shton se ‘Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë’.

STATUSI I MAJKOS
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.

SHKARKO APP