Majko i vetmi zyrtar i qeverisë “Rama” që sulmon Vuçiç: Presidenti i Serbisë po na thotë se konflikti nuk ka mbaruar ende

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është zyrtari i vetëm i qeverisë “Rama” që ka reaguar për deklaratat e presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Makjo thotë se krahasimi i raporteve Kosovë-Serbi me luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni Karbak është papërgjegjshmëri. “Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!  Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)”,- tha Majko.

Ai shton se “deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë ë Bardhë dhe procesit të integrimit europian.  Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!”.

Deklarata e sotme e Aleksandër Vuçiç për konflikt ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së Presdentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar reagimin e NATO-s dhe BE-së. Ndërsa politikanë të tjerë në Kosovës kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Disa ditë më parë Edi Rama dhe Vuçiç nënshkruan marrëveshjen e radhës të bashkëpunimit mes dy vendeve. Qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe marrëveshjet e Tiranës me Serbinë janë bërë duke anashkaluar Kosovën dhe duke e paraqitur Serbinë si një vend normal, që gjasme bashkëpunon me shqiptarët.

KOMENT

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e…

Posted by Pandeli Majko on Thursday, November 12, 2020

Lexoni edhe…

SHKARKO APP