Majko në krah të Daçiç

Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, i cili gjendet në një vizitë disa ditore në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington, me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Mes të ftuarve në aktivitet ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, me të cilin Ministri Majko zhvilloi një takim.

Ndërkaq, të enjten Pandeli Majko ishte i ftuar në aktivitetin e përvitshëm të Mengjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi i SHBA. i pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan z. Donald Trump.

Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Në të njëjtën tryeze gjendeshin edhe kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtare të tjerë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?