Majko: Udhëtimi i Thaçit nga Rambujeja ne Presidencë pjese e historisë së re të Kosovës
Ish-Kryeministri i Shqipërisë,Pandeli Majko e ka uruar Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin për pozitën e re. Ka thënë se udhëtimi i tij prej Rambujes e deri në kreun e shtetit të Kosovës është historia e re.
‘E vërteta është gjithmonë në numër njëjës”, ka shkruar Majko.
Urimi i Pandeli Majkos:
Urime Presidentit te ri te Kosoves, Hashim Thaci.
Prishtina politike pohoi vetveten duke prodhuar ate qe ekziston. Realizmi ne politike, ne pergjithesi, nuk eshte as frymezues dhe nxites. Udhetimi Hashim Thacit nga Rambujeja ne Presidence eshte pjese e historise se re te Kosoves. E verteta, eshte gjithmone ne numer njejes