Majlinda Kelmendi merr 100 mijë euro
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila mori medaljen e artë në “Rio 2016”, sot në një ceremoni ka marr shpërblimin e shtetit të Kosovës.
Krenaria e sportit të Kosovës, pak ditë më parë bëri historinë midis Brazilit, duke fituar medalje e artë, në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në ngjarjen sportive më të madhe në planet.
Majlinda e Nora Gjakova bashkë me trajnerin e tyre, të enjten janë pritur në takim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili ndau shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, për medaljen e artë që i solli shtetit të Kosovës.
Xhudistja jonë është shpërblyer me 100 mijë euro, derisa trajneri i saj, Driton Kuka mori 50 mijë euro.
Fitorja e Majlinda Kelmendit u cilësua si ngjarje historike edhe nga ministri Shala. I pari i sportit tonë, tha se Kelmendi dhe Nora Gjakovën, se të dyja kanë vendosur standard për xhudon ndërkombëtare. Ai ka theksuar se shpërblimet e shpërndara janë veç meritë e sportistëve e jo i Qeverisë.
Fituesja e medaljes së Artë, Majlinda Kelmendi, ka shprehur besimin se në Tokio do të bëhet kampione e botës, sepse vitin e kaluar nuk ka mundur ta mbrojë titullin e kampiones pas një lëndimi.
“Deri në Tokio siç e kam cekur edhe në intervistat e tjera besoj shumë që do bëhem kampione e Evropës tri katër herë deri në Tokio me u bë Kampione e Botës se vitin e kaluar nuk kam pasur mundësi me mbrojt titullin e kampiones së Botës dhe besoj që do të bëhem prapë. Premtoj punë dhe sukses të sigurt”, theksoi Kelmendi.