Malazezët kërkojnë të njihen si kategori kushtetuese në Kosovë

Malazezët në Kosovë kërkojnë njohjen e komunitetit të tyre si kategori kushtetuese. Ata kërkojnë hartimin e një amendamenti kushtetues për këtë dhe vendosjen e tij në procedurë parlamentare për shqyrtim dhe miratim përfundimtar.

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka dërguar një kërkesë presidentit Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës kërkojnë rregullimin e pozitës zyrtare juridike të komunitetit malazez në Kosovë.

“Ne presim që ata, në përputhje me fuqitë e tyre kushtetuese, t’i qasen hartimit të një amendamenti kushtetues në mënyrë unike ose individuale dhe ta vendosin atë sa më shpejt të jetë e mundur në procedurën parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e tij përfundimtar”, tha shoqata në një deklaratë.

Gjithashtu shoqata theksoi se kanë kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare të deklarohen për këtë, në mënyrë që, pas 12 vjetësh, më në fund të njohin të vërtetën që i bën malazezët kategori kushtetuese.

SHKARKO APP