Mali i Zi do të tërheqë njohjen e Kosovës? Zbulohet vendimi i qeverisë së ardhshme
Mali i Zi nuk do të tërheqë njohjen e Kosovës. Vendimi është firmosur nga krerët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi”, të cilët fituan shumicën e nevojshme në zgjedhjet për të formuar një qeveri.
Marrëveshja po ashtu përmban edhe vendimin për të mos ndryshuar flamurin dhe himnin e Malit të Zi, shkruan abcnews.al.
Marrëveshja thotë se qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.
Parimi themelor i qeverisë së re do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thanë udhëheqësit e koalicionit për “Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic në një konferencë shtypi.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse ai do të jetë president ose kryeministër i Malit të Zi, Krivokapic tha se emrat u diskutuan, të gjitha opsionet u morën parasysh, por nuk donte të jepte më shumë detaje.