Manastiri i Deçanit, vend i shenjtë i cili i rezistoj shekujve

 në komunën e Deçanit, në luginën e lumit Lumbardhë dhe është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV. Themelues kryesor ishte mbreti Stefan Uroshi III i Deçanit. Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje.

Patriarku i Manastirit, ati Sava Janjiç, për Anadolu Agjency (AA) rrëfen se kisha, së bashku me kupolën, është e lartë 32 metra dhe nga ky fakt rrjedh edhe emri Deçani i Lartë (Visoki Deçani). Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës, ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantinë.

“Është kombinim i lindjes dhe perëndimit, sepse këto troje, përherë kanë qenë perëndim për lindjen dhe lindje për perëndimin. Në veçanti, është interesant kombinimi i dy llojeve të gurëve të përdorur për ndërtimin e fasadës, Brecia e Deçanit , guri me ngjyrë vjollce dhe bardhë nga rrethina e Deçanit dhe Oniksi i Pejës, i cili është nxjerrë nga Banja e Pejës” na tregon ati Sava.

Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri fra Vito nga Kotorri, një murg françeskan, i cili e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV. “Askund në Ballkan nuk mund të gjejmë kishë, posaçërisht jo të kësaj madhësie, që është e vizatuar me freska të asaj kohe dhe të cilat janë të ruajtura kaq mirë. Prandaj, me plotë të drejtë, nga aspekti artistik mund të themi se, kjo është galeria më e madhe  freskave të mesjetës, në një vend, gjë e cila e bënë Deçanin shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e historisë shpirtërore edhe historisë së artit” rrëfen ati Sava dhe shton se në kishë ekzistojnë disa mija freska ndërsa, më e njohura nga të gjitha, është freska shumë e rrallë e Krishtit, me shpat në dorë.  

 “Po ashtu kemi një ikonostas, i cili është nga mermeri dhe i cili është ruajtur në mënyrë autentik nga shekulli XIV, së bashku me ikonat e Shën Nikolës, Nënës së Perëndisë së Shenjtë, Zotit Krisht dhe Jovanit të Shenjtë. Kemi të ruajtur shumë mirë, një artefakt të çmueshëm, një kryq të bukur për kryqëzim” shpjegon ati Sava.

Manastiri i ka mbijetuar shumë qeverive në këtë rajon dhe shpeshherë ishte i detyruar të kërkojë mbrojtje. Sot e ruajnë ushtarët e KFOR-it ndërsa, në kohët e kaluara dhe me trazira, kohë pas kohe e kanë mbrojtur Nizamët, pjesëtarët shqiptarët të ushtrisë turke. Duhet theksuar se gjatë shekujve XVIII dhe XIX, ka ekzistuar tradita e vezirëve shqiptarë, që do të thotë se, manastirin në këmbim me kompensim, zakonisht e ka ruajtur familja më me emër në këtë regjion.

Në arkivin e Manastirit, përveç tjerash, janë ruajtur edhe një numër i madh i dokumenteve nga periudha e perandorisë osmane, siç janë fermanët, bujruldijat , huxhetat, muraselat, iznat (lejet) dhe tjera, ndërsa ishin të domosdoshëm për mbijetesën e manastirit, patundshmërive dhe pasurive të tij.

Po ashtu, janë ruajtur edhe vendimet e Sulltan Bajazitit II dhe Sylejmanit të Madhërishëm nga shekulli XVI, deri tek dokumentet e sulltanëve të cilët kanë sunduar deri në fund të shekullit XIX. Gjitha këto dokumente janë shkruar në skriptoriumet dhe libërlidhje mbretërore në Stamboll, në gjuhën e vjetër turke apo më mirë thënë osmane.

“Sulltani ju urdhëronte spahinjve lokal që, nuk kanë të drejtë të marrin taksa shtesë nga manastiri ose që për shembull, manastirit t’i kthehet toka e rrëmbyer, që të ndërpriten shantazhet ndaj manastirit, që t’ju mos merret me dhunë ushqimi dhe pijet, që patriarku mund të udhëtoj me përcjellje të armatosur dhe të ngjashme” shpjegon ati Petar.

Manastiri i Deçanit është manastir i meshkujve dhe aty aktualisht jetojnë 24 murgj dhe 2 rishtar.

“Gjatë aktit të pranimit të murgjve, ne japim tri betime: betimin për ta dëgjuar kishin dhe eprorin që, konkretisht, në manastirin tonë është patriarku dhe tani jam unë në atë pozitë. Pastaj, kemi betimin e abstenimit apo celibatit, ne nuk martohemi dhe betimi i tretë është ai i varfërisë, do të thotë, ne nuk kemi të drejtë në pasuri private. Gjithë atë që e kemi, e fitojmë dhe e përdorim, nuk është pasuri të cilën mund t’ia lëmë si trashëgimi dikujt tjetër apo ta tjetërsojmë, por ajo është e mirë e përgjithshme, e tërë manastirit” shpjegon ati Sava.

Murgjit kanë dëgjueshmëri dhe obligime të ndryshme, si për shembull, puna në kuzhinë, në zyre, në furrë si bukëpjekës, dikush merret me gdhendjen e drurit dhe shkrimin e ikonave, ndërsa dikush pret mysafirët. Jetën e murgjve e përbëjnë shujtat e përbashkëta gjatë të cilave, shpeshherë, janë prezent edhe mysafirët, si dhe lutjet e përditshme Zotit. “Çdo ditë fillojmë rreth orës 6 në mëngjes dhe kemi liturgji çdo mëngjes, kurse kemi edhe shërbimet e mbrëmjes” thekson ati Sava.

Gjatë xhirimeve tona, Manastirin e Deçanit po e vizitonte një grup i qytetarëve nga Vojvodina. Ndër ta ishte edhe Predrag Aleksiç nga Prishtina, që sot jeton me familje në Novi Sad. Aleksiç thotë se Deçanin e ka vizituar për herë të parë në vitin 1968, me babën e tij, më vonë është martuar aty dhe i ka pagëzuar tre djemtë e tij. “Manastiri i Deçanit është diçka hyjnore, udhërrëfyes i cili na tregon se ku jemi. Ne të gjithë synojmë rrugën drejt Zotit, të vërtetës, vlerave njerëzore dhe respektimit të gjithëve.”

Milosh Milin nga Subotica është për herë të parë në Kosovë dhe në Manastirin e Deçanit. “Këtu njeriu, me të vërtet e ndien që ky është një vend i shenjtë. Vet fakti se, kur filloni të mendoni dhe kuptoni se në këtë vend, para 600 apo 700 vitesh, njerëzit janë lutur dhe ne, sot, po qëndrojmë në të njëjtin vend dhe po i lutemi Zotit, ky është një përjetim i veçantë” thotë Milloshi. 

Manastiri i Deçanit dikur kishte 700 hektar tokë, mirëpo atë e ka nacionalizuar qeveria e ish-Jugosllavisë komuniste, në vitin 1946. Sot, manastiri ka rreth 50 hektar dhe për gjysmën e kësaj toke është në kontest pronësorë më komunën e Deçanit. Murgjit i kanë prodhimet e veta bujqësore, lopët e veta, delet, dhitë, shpezët dhe vet e prodhojnë djathin. Me këto i plotësojnë nevojat e tyre personale për ushqim ndërsa i ndihmojnë edhe Bogoslovinë e Prizrenit, por edhe të varfrit. Në Hoçën e Madhe te Rahoveci, manastiri ka vreshtat e veta ku prodhohet vena e kuqe dhe e bardh, si dhe rakia e rrushit. 

 Kur është fjala për raportin e popullatës vendase ndaj manastirit, patriarku Sava Janjiç thotë se ende ka tensione, përkundër faktit se murgjit ju kanë ndihmuar shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, duke i pranuar rreth 200 refugjat shqiptarë në manastir.

“Mirëpo, pas luftës, këtu nuk ka mbetur asnjë nga familjet serbe në rrethinë dhe manastiri ka qenë i ekspozuar numrit më të madh të kërcënimeve dhe në disa raste edhe sulmeve. Kemi pasur tre sulme me minahedhës, dy në vitin 2000 dhe një në vitin 2004, gjatë kohës së trazirave në Kosovë. Sulmi i fundit i armatosur ka qenë në vitin 2007, kur një shqiptarë nga Isniqi kishte lançuar një zoljë (raketë anti-tank) në drejtim të manastirit. Ai ishte arrestuar shpejtë pas kësaj dhe ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burg” tha ati Sava dhe shtoi se incidenti i fundit kishte ndodhur para dhjetë ditësh, kur në murret dhe vendet e ndryshme, në pronën e manastirit ishin shkruar grafitet UÇK, AKSH, ISIS dhe Kalifati po vjen.

Për këtë incident, si dhe ngjarjet tjera në manastir, kohëve të fundit murgjit po e informojnë opinionin përmes rrjeteve sociale, Facebooka dhe Twitter. Në këtë mënyrë, ata kanë gjykuar dhe kanë ngritur zërin kundër, jo vetëm incidentit në manastir por edhe fyerjet e drejtuara ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe sulmet ndaj furrave të bukëpjekësve shqiptarë dhe goran në Serbi.

“Pra, në konsiderojmë se, në komunikimi me publikun, ne duhet ta paraqesim veten si palë e cila nuk e përkrah asnjë lloj ekstremizmi dhe se ne duam të jetojmë në paqe, mirëpo presim edhe nga tjerët që të jetojnë në paqe me neve” porosit ati Sava Janjiç.

Manastiri i Deçanit vend i shenjtë i cili i përballojë shekujt

Manastiri i Deçanit është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore, i mbrojtur nga UNESCO. Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje, ndërsa është kombinim i lindjes dhe perëndimit, sepse këto troje, përherë kanë qenë perëndim për lindjen dhe lindje për perëndimin

SHKARKO APP