Mandati i dytë presidencial, a do e votonte Haradinaj Thaçin?

Mandati i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përfundon një vit më pas, ndërsa llogaritë politike kanë nisur që tani, në një kohë kur diskutohet edhe qeveria e re.

I pyetur nëse ka një marrëveshje paraprake për rizgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj u shpreh se për momentin nuk ka një diskutim të tillë.

“Në vjeshtë e ardhshme mbaron mandati i presidentit. Kjo kërkon një kuorum të madh. Hashim Thaçi nuk është kandidati ynë. Nuk ka diçka të tillë të disktuar gjatë bisedave për krijimin e këtij koalicioni. Nuk jam në obligim nga kontrata aktuale. Nëse varet nga kjo vazhdimësia e qeverisë, të shohim…Aktualisht nuk kemi një kontratë për zgjedhjen e presidentit. Në të ardhmen nuk e di çfarë do të ndodhë por e shoh shumë të vështirë. Do të ishte mirë që presidenti të zgjidhej nga vetë qytetarët”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket protestave të mundshme dhe asaj që mund të ndodhë në Kosovë, Haradinaj u shpreh se, Vetëvendosje nuk mund të destabilizojë vendin për të qëndruar në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?