Marrëveshja e AKR me PAN, reagon Isa Mustafa: Koalicion pazaresh

Placeholder Image

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas largimit të AKR-së së Behgjet Pacollit nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe bashkkiminj e tij me PAN.

Me anë të një statusi në Facebook, Mustafa shpreh shqetsimin siç ai e quan për pazaret e mëdha për të qeverisur me çdo kusht.

“Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha, ose frikë e madhe” shprehet Mustafa.

“Ne gjetëm harmoni në planin politik e atë programor. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se cilët janë ata që kanë kapur pushtetin dhe republikën.

Votuesit e saj e kanë dëshmuar më së miri kur kanë vendosur të “kthehen në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin ata vetë, në shtëpinë e Ibrahim Rugovës.

Prandaj, koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.

Por presioni i përditshëm mbi Pacollin e bëri të vetën, ashtu siç e bëri edhe oferta tejet bujare ndaj biznesmenit Pacollit.

Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja.

Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha, ose frikë e madhe”, shprehet Mustafa.

SHKARKO APP