Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë, Kosova merr garanci nga SHBA për zbatimin e saj
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është optimist që ndërrimi i administratës amerikane nuk do të ndikojë në përpjekjet e vendit për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Në konferencën për shtyp, Hoti tha të martën se vendi vazhdon të ketë mbështetjen e SHBA-së pavarësisht krahëve politikë.
Marrëveshja Kosovë-Serbi e 4 shtatorit në Uashington u iniciua nga presidenti Donald Tramp, por vendin e tij pas 20 janarit do e zërë demokrati Xho Bajden.
Kryeministri Hoti foli edhe për dialogun me Beogradin që pritet të vazhdojë të enjten në zyrat e Brukselit në nivel më teknik.
Qeveria kosovare pret që ky proces të përmbyllet brenda disa muajve.
Hoti: Unë besoj që për disa muaj vijmë në fund të këtij procesiVideo13’29
“Unë do doja që të vijmë në fund me marrëveshje përfundimtare për njohje ose do konkludojmë se nuk do merremi vesh për marrëveshje përfundimtare reciproke. Por pavarësisht sfidave që dialogu është zhvilluar relativisht mirë.“
Përveç dialogut, Hoti foli edhe për takimin e javës tjetër i cili pritet të mbahet me partitë politike për zgjidhjen e postit të presidentit, pas largimit të parakohshëm të Hashim Thaçit.
Kryeministri nuk e sheh ende çështjen si urgjencë, por si nevojë.
Nuk ka datë se kur mund të mbahet tryeza Video11
“Nuk po jap datë por shpejt do të dakordohemi për këtë tryezë të partive politike për të vendosur për dy gjëra për të parë nëse ka gatishmëri që të negociojmë për zgjedhjen e presidentit dhe nëse gatishmëri pastaj ne duhet të diskutojmë me partitë politike për parimet për të identifikuar një emër konkret për president të vendit. Nëse nuk ka gatishmëri të tillë atëherë ne duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve.”