Marrëveshja Kosovë-Serbi, Krasniqi: SHBA rikthehet aktive në rajon, garanci për stabilitet

Për analistin Afrim Krasniqi, më e rëndësishme se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, është përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtpërdrejtë në rajonin tonë. Por çfarë përfitoi Kosova nga kjo marrëveshje, sipas Krasniqit?

”Të dy palët po përfitojnë dhe besoj se shqiptarët janë ndjerë mirë me marrëveshjen e sotme. Njohja e Kosovës do të jetë një proces shumë i gjatë. Ky është një proces që kërkon ndryshime politike edhe në Serbi dhe një operacion më të madh gjeopolitik. Ajo që u arrit sot ishte përmbushje e maksimale e pritshmërive. Kosova përfitoi një stabilitet politik, përfitoi njohje ndërkombëtare nga shteti i Izraelit. Elementët ekonomike janë të rëndësishëm, por ata do të ndodhnin, mos sot, në një të ardhme të afërt. Ky është një Berlin tjetër dhe duhet të jemi të përmbajtur për të parë nëse do të funksionojnë marrëdhëniet ekonomike”.

Por çfarë humbi Kosova? Humbi heqjen dorë nga qëndrimet ekstreme dhe pranimi në bisedime edhe do të lëshohet, do të ketë tolerime për çështje të ndryshme, të cilat parti të caktuara në Kosovë i kanë pasur si lajtmotiv politik”.

Nga ana tjetër, analisti i A2 theksoi se kur të vijë marrëveshja për njohje nga Beogradi, ajo nuk do të jetë një dëshirë e Serbisë por një detyrim i saj. ”Maksimumi, Serbia mund të përfitojë nga situata për të marrë një shpërblim më të madh që mund të jetë në aspektin ekonomik, që kërkon një ndërveprim mes Uashingtonit dhe Brukselit, kërkon një investim më të madh të perëndimit në terma konkret në rajon. Ne e pamë edhe në rastin e Malit të Zi ose në Maqedoni dhe po e shohim edhe në Serbi dhe në vende të tjera që në tërësi Perëndimi është mjaftuar me stabilitetin dhe nuk ka arritur dot të krijojë një demokraci. Për më tepër, një demokraci që prodhon stabilitet ekonomik. Prania amerikane është garanci për stabilitet”.

SHKARKO APP