Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Ditë historike, mezi po pres t’i vizitoj të dy shtetet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përshëndeti marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e tij mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat përkushtohen për normalizimin ekonomik. Sipas asaj marrëveshje, Prishtina do të bashkohet me iniciativën e mini-Schengen, ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave të reja që do të lidhin rajonin dhe zyra e Fondit Amerikan të Zhvillimit do të hapet në Beograd.

”Kjo është një ditë vërtet historike, vërtet e rëndësishme, sidomos në një pjesë tepër të bukur të botës. Jam i lumtur të deklaroj se Serbia dhe Kosova janë përkushtuar për normalizim ekonomik. Ata kanë punuar në këtë drejtim për shumë vite, aktualisht dekada, pas historisë me incidente tragjike e të dhunshme dhe vite negociatash të dështuara. Administrata ime propozoi mënyra të reja për të ngushtuar diferencat duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Të dyja shënuan një arritje të madhe, diçka të cilën askush nuk e mendonte të mundur. Mendoj se do të funksionojë shumë mirë”.

Të dy shtetet patën mundësi të arrijnë një marrëveshje madhore për bashkëpunim ekonomik. Mund të them se Serbia dhe Kosova kanë shumë njerëz në SHBA, ata e duan vendin e tyre vërtet shumë. Ka pasur shumë vdekje për një periudhë tepër të gjatë kohe dhe tani kjo merr fund”.

Nga ana tjetër, Trump shtoi se Ballkani dhe e gjithë bota, tani është më e sigurt pas këtyre marrëveshjeve. ”Mezi po pres të shkoj në të dy shtetet, shpresoj në të ardhmen e afërt. Kemi fushatën tani dhe mendoj se mund t’i kushtojmë pak kohë saj”.

SHKARKO APP