Marrëveshja Kurti-Osmani, Biberaj: Koalicion për të ardhmen e Kosovës, i jep fund tranzicionit 20 vjeçar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj teksa përshëndet marrëveshjen e nënshkruar sot në Prishtinë, thekson se koalicioni i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është një koalicion për të ardhmen e Kosovës.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet se kjo marrëveshje i jep fund tranzicionit 20 vjeçar dhe klasës së vjetër politike, të zhytur në krim, korrupsion dhe padrejtësi.
“Dëshiroj që të përshëndes marrëveshjen e sapo-firmosur në Kosovë ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhje. Jam i bindur se ky grupim do të jetë edhe fitues i padiskutueshëm i zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje që do ta ndajnë Kosovën nga tranzicioni tepër i vështirë 20- vjeçar, duke i dhënë fund edhe mbi-sundimit të një klase politike të zhytur në krim, korrupsion dhe padrejtësi. Më në fund Kosova pas 14 shkurtit do të ketë një lidership të ri politik me përfaqësues të rinj politikë, të mirë-edukuar, intelektualë, patriotë dhe qytetarë, që do t’i shërbejnë me dinjitet, përkushtim, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm Kosovës dhe popullit të Kosovës!
Urime dhe suksese motër Vjosa dhe vëlla Albin në interes të qytetarëve të Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare. Fitorja juaj në Kosovë do të ndikojë pozitivisht edhe në Shqipëri për të larguar këtë klikë, këtë regjim kriminal, anti-popullor dhe antikombëtar që i shërbeu interesave serbe të Vuçiçit nëpërmjet ndarjes së Kosovës dhe “Minishengenit Ballkanik”!”, shprehet Biberaj.
KOALICIONI I ALBIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT KOALICION PER TE ARDHMEN E KOSOVES! FUND I TRANZICIONIT 20 VJECAR DHE I…
Pubblicato da Aleksander Biberaj su Giovedì 14 gennaio 2021