Marrëveshja mes PAN dhe AAK-së, pritet sot seanca konstituive për qeverinë e Kosovës

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet sot, pasi tashmë koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) ka arritur të sigurojë numrat.

Pasi AKR iu bashkua PAN-it, pritet që paradite të njoftohen deputetët, e që seanca të mbahet pasdite kur do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN.

Dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe një muaji pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, partitë politike ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e kryeparlamentarit, pastaj formimit të qeverisë.

Në seancën konstituive nuk po merr pjesë koalicioni PAN me arsyetimin se nuk po konsultohen paraprakisht për mbajtjen e kësaj séance dhe Vetëvendosje nuk po merr pjesë në takimet konsultative, të kërkuara nga PAN-i. Takimi konsultativ i mbajtur dje, që ishte kërkuar nga PAN-i është mbajtur pa prezencën e Vetëvendosjes, ndërkohë që me gjithë kritikat e ashpra të koalicionit, në këtë takim u aprovua kërkesa e tyre për seancë më 24 gusht, ndonëse javën e kaluar kishin kërkuar që seanca të mbahet më 17 ose 18 gusht.

 

 

SHKARKO APP