“Marshimi për Drejtësi”, rreth 100 mijë qytetarë ishin sot në sheshin e Prishtinës

Marshimi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” u quajt “Marshimi për Drejtësi” mblodhi njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë. Përmes linjave të ndryshme të transportit, qytetarët e bënë të mundur pjesëmarrjen në marshimin që nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” e vazhdoi deri tek sheshi “Skënderbeu”.

Sipas organizatorëve të këtij marshimi, pjesëmarrës ishin rreth 100 mijë qytetarë të cilët marshuan për drejtësi për çlirimtarët. Në tw nuk munguan as familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.

“Të duam Kosovë ❤️Faleminderit rreth 100.000 qytetarëve që marshuam së bashku për drejtësi për çlirimtarët tanë. Zemra plot. UÇK na bashkon”, shkruhej nw mesazhin e sotëm.

SHKARKO APP