Masa të reja shtesë anti-covid?! Qeveria e Kosovës ende në diskutime

Qeveria e Kosovës ende është duke diskutuar masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes të pandemisë së koronavirusit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku. Ky institucion ka filluar diskutimin e këtyre masave nga dita e hënë, kur Ministria e Shëndetësisë ka dërguar propozimet.

Në një dokument të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, autoritetet kompetente shëndetësore kanë propozuar një varg masash për parandalimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus. Komunat e Kosovës, sipas këtij propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër, e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Policia e Kosovës duke kontrolluar vetura, në kohën kur ishin në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes. Fotografi nga arkivi. Këto masa është propozuar të jenë në fuqi për një periudhë njëjavore. Propozimi i zyrtarëve të kësaj ministrie ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me këtë virus në baza ditore në Kosovë. Vetëm të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 637 të infektuar me 13 viktima me këtë virus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 24,792 të infektuar, prej të cilëve 768 kanë vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?