Masa të reja sigurie për kryeministrin Mustafa

Zgjatja e rrethojave në objektin e Qeverisë së Kosovës është vetëm një nga 12 masat e reja të sigurisë të vëna, për mbrojtjen e kryeministrit Isa Mustafa, me rekomandimin e Policisë së Kosovës, njësitë speciale që bëjnë matjen e rrezikshmërisë në institucionet e shtetit

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili ka bërë të ditur se kanë bërë vendosjen e disa alarmeve përgjatë hapësirës së objektit të kryeministrisë dhe kanë mbyllur disa hapësira me rrezik potencial nga ku mund të sulmohet kreu i ekzekutivit.

Përveç kësaj, Abrashi ka njoftuar se kanë hartuar edhe një plan evakuimi për personelin, në ras rreziku.

“Ky është rekomandim nga policia e Kosovës, nga njësia që e bën vlerësimin e rrezikshmërisë, të cilët kanë vlerësuar se ndërtesa e Qeverisë i takon një ndërtese e cila përmban nivel të lartë të rrezikshmërisë. Meqë rast kanë sjellë rreth 12 rekomandime për evitimin e rrezikut. Pastaj sekretari i Qeverisë Fitim Krasniqi ka kontaktuar Ministrinë e Administratës Publike të cilët e kanë marrë përsipër përmbushjen e këtyre 12 rekomandimeve”, ka thënë Abrashi.

SHKARKO APP