Masat kufizuese në Kosovë deri në 12 prill

Qeveria në Kosovë ka vendosur të lërë në fuqi deri në 12 prill vendimin  për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve. Në kuadër të masave parandaluese, autoritetet bëjnë thirrje të respektohen rregullat, teksa numri I të prekurve deri më tani ka shkuar në 140.

Pas vlerësimit të situatës epidemiologjike, qeveria në Kosovë ka vendosur të lërë në fuqi deri në 12 prill vendimin  për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve. Në një njoftim pas mbledhjes së qeverisë, ku u shqyrtuan masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit thuhet se:

“Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e 23 marsit të qeverisë Kurti, pas padisë së presidentit Thaçi. Gjykata ka konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Vendimi hyn në fuqi më 13 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në Kosovë janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 140 numrin e të prekurve në total. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dy raste janë nga fshati Banjë i komunës së Malishevës, një nga Prishtina, një nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë dhe një nuk bëhet e ditur se nga cila pjesë e Kosovës. Deri tani janë kryer 1871 teste, ndërsa vetëm një pacient 82-vjeçar ka humbur jetën për shkak të covid 19. Ndërkohë mësohet se janë shëruar 7 pacientë, duke e çuar numrin total të atyre që janë rikuperuar nga sëmundja në 23.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?