Masat kundër COVID/ Komuna e Prishtinës vendos sot tunelin dezinfektues në Qendrën Mjekësore Familjare
Forcohen masat kunder COVID. Komuna e Prishtinës ka pajisur Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare me një pajisje shtesë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit(COVID-19).
Mesohet se sot do të përurohet tuneli dezinfektues që është i vendosur në oborrin e QKMF-së.
Tuneli dezinfektues mendohet të jetë si masë shtesë në parandalimin e përhapjes së virusit pandemik.
Aktualisht nē Kosovë, numri i të infektuarve ka arritur në 224 persona, gjashtë prej të cilëve kanë humbur jeten.
Kështu kanë bërë të ditur në komunikatën e fundit ngaa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatë.
Nderkohe, numri i te sheruarve ka shkuar ne 37.