May: Po punojmë rreth marrëveshjes me BE-në për Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Teresa May, ka thënë se shteti i saj po punon që të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian në muajin tetor sa i përket Brexit.
“Ne po punojmë për një marrëveshje të mirë. Po vazhdojmë të punojmë, njëjtë sikurse Bashkimi Evropian”, ka thënë May, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Afati për arritjen e kësaj marrëveshje është muaji tetor”, ka shpjeguar May.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ka ndodhur pas një referendumi të mbajtur me 23 qershor të vitit 2016, ku shumica e popullit ishin pro daljes nga BE-ja.

SHKARKO APP