Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit, priten homazhe në Kuvend (VIDEO)

Ka mbërritur rreth orës 08:30 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Kosovë, aeroplani me trupin e pajetë të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili u nda dje nga jeta.

Në aeroport ndodhet edhe familja e ish-kryeministrit të ndjerë. Mediat kosovare bëjne me dije se trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta zhvendosin arkivolin drejt Kuvendit për homazhe.

Ish-kreu i qeverisë Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi. Në moshën 63-vjeçare.

https://www.facebook.com/GazetaZeri/videos/1622163697803948/

SHKARKO APP