Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19, si paraqitet situata në Kosovë

Ka shkuar në mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet.

Konkretisht bëhet fjalë për 11.208 raste. Po ashtu dje u raportua për 8 humbje jete nga ky virus vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave ka arritur në total në 1.248.

Nga numri total i të infektuarve, 36.226 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

SHKARKO APP