Mbi 1800 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten më 4 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes, si dhe 1,853 raste të reja me koronavirus.

Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,253 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20 për qind. Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 31,084 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1,639 persona. Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807,383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86,437 qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?