Mbi 400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë përmes Durrësit, gazetari: Dy të arrestuar në Lipjan

Në orën 19:30 në Prishtinë policia e Kosovës do të japë informacionin zyrtar në lidhje me operacionin ku ditën e sotme në Lipjan u sekuestruan mbi 400 kg kokainë që ishte nisur nga Brazili dhe që kaloi tranzit në Durrës.

Gazetari i T7 në Prishtinë, Fidan Zejnullahu u shpreh në një lidhje me Radarin Informativ në ABC se deri tani janë arrestuar 2 persona, por detajet do të jepen pas pak minutash.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aksioni ka marrë disa muaj hetime nga DEA dhe Italia. Këta të fundit lajmëruan Kosovën për një kamion që ndodhej në portin e Durrësit. Policia e Kosovës finalizoi sot këtë operacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kamioni qëndroi disa ditë në Durrës dhe u la qëllimisht të vazhdojë për të mësuar destinacionin, që doli që të jetë komuna e Lipjanit.

Policia ka arrestuar 2 persona” tha gazetari duke theksuar se ky është ndër operacionet më të mëdha të realizuar nga policia e Kosovës përsa i përket sasisë së kokainës së sekuestruar.

Në orën 19:30 në Prishtinë së bashku me autoritetet e Kosovës në konferencën për mediat do të jetë edhe një përfaqësues i SPAK-ut, prokurorisë Speciale në Shqipëri, por edhe zyrtarë të Italisë./ Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?