Mbi 400 pacientë me koronavirus të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë aktualisht të shtruar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, 24 prej tyre janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale. Ditën e sotme 239 raste janë identifikuar me COVID-19.

SHKARKO APP