Mbi 500 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, vetëm në Gjermani 193 mijë

Numri i kosovarëve që janë rrugëve te botës, vazhdon të jetë i lartë e lëtë më së miri e vërteton lista e fundit e të dhënave të Bankës Botërore.

Sipas saj, në vitin 2013 numri i kosovarëve emigrantë nëpër botë ishte 550 mijë. Vendin e parë në këtë listë me këta emigrantë padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 192 mijë e 941 kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882.

Më pas, në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 kosovarë, Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 kosovarë.

 

SHKARKO APP