Mbi 7 mijë kosovarë përfituan vizë pune në Gjermani

Mbi 9 shqiptarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë pune në Gjermani, ndërsa mbi 7 mijë kanë marrë përgjigje pozitive.

Shifrat bëhen me dije nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Abrashi: Punësimi përkohshëm në Gjermani, me rezultate konkrete – transfer i njohurive dhe shkathtësive, zhdukje e migrimit ilegal, investime dhe kontribut për ekonominë e Kosovës

Bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.

Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj.

Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhiet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Gjithsesi, synimi i ynë kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, prandaj ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman.

SHKARKO APP