Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Daçiç: Rama dje vrau bashkëpunimin rajonal
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka reaguar lidhur mbledhjen e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, ditën e djeshme në Pejë.
Në prononcimin e tij, Daçiç u shpreh se kryeministri shqiptar Edi Rama vrau konceptin e bashkëpunimit rajonal me fjalimin e tij lidhur me Serbinë dje në Pejë.
“Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në takimin e ardhshëm ministror të Ballkanit Perëndimor do t’i kërkojnë të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë parimet e bashkëpunimit rajonal”, tha Ivica Daçiç.
Gjatë takimit të djeshëm, mes dy qeverive Rama mbështeti tarifën 100% që Kosova i ka vendosur mallrave serbe. Për më shumë detaje nga fjala e Ramës dje lidhur me Serbinë.