Mbledhja e Kuvendit, Vjosa Osmani vendos datën 22 mars

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka vendosur datën për fillimin e seancës konstituive.

Sipas Gazeta Express, data e vendosur është 22 mars në orën 10:00. Sot Kurti dhe Osmani kanë ftuar liderët e partive politike në takime të ndara, për të diskuar rreth formimit të institucioneve dhe zgjedhjes së Presidentes.

Lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Osmanin kanë fituar 50.2% të votave në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt. Kurtit dhe Osmanit i duhet 80 vota që Osmani të bëhet Çresidente me mandat të plotë pesëvjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?