Mbledhja e qeverie Shqipëri-Kosovë, Hoti: Po hyjmë në fazë të re të bashkëpunimit dypalësh

Në mbledhjen e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, të zhvilluar sot në Tiranë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti theksoi se hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. ”Të gjitha të përqëndruara në lehtësimin e jetës qytetare tregon përkushtimin e dy qeverive tona për të ecur përpara në rrethana të reja, për të zgjidhur shumë nga problemet e qytetarëve tanë”,- tha Hoti.

Më tej kreu ï qeverisë së Kosovës e vuri theksin te situata ekonomike në Kosovë dhe përgatitja e strategjisë afatgjate në këtë drejtim. ”Ne mund të përmbyllim këtë vit me minus 1-3% nga parashikimi i qershorit që ishte -11%. Kemi stimuluar biznesin dhe kërkesat e tyre. Po shtrohet nevoja për të pasur një qasje afatgjatë të zhvillimit ekonomik, kemi filluar punën për strategjinë 10-vjeçare. Po përqëndrohemi në investime në infrastrukturë si hekurudhore dhe të energjisë”,- tha ai.

Në konsolidimin e diplomacisë kosovare në botë, Hoti nuk kursen falenderimet për Shqipërinë, ndërsa shton se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike edhe me Izraelin. ”Nuk mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme dhe kosnolidimin e dipolomacisë kosovare. Po mundohemi që të kemi liberalizimine vizave me BE-në sa më shpejt dhe të mbajmë të plotësuar të 95 kriteret. Është një moment i ri për Kosovën me marrëveshjen e Ushashingtonin për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëvehsje po cilësohet historike dhe i gjithë spektri politik”,- nënvizoi kreu i qeverisë së Kosovës.

SHKARKO APP