Mbyllet qendra e votimit në Zveçan, asnjë votë në kuti!

Qendra e votimit në Zveçan u mbyll dhe sikurse raportohet paraprakisht, askush nuk iu drejtua kutive të votimit, për të votuar.

Në katër komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok mbahet sot zgjedhjet me pyetjen drejtuar qytetarëve nëse duan apo jo të largojnë kryetarët aktualë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe. Dhe duket se banorët me shumicë serbe iu përgjigjën thirrjes së Listës Serbe.

Një vit më parë, ata u bënë kryetarë të komunave në veri të vendit pasi Beogradi iu kërkoi serbëve në Kosovë që t’i bojkotonin zgjedhjet e 23 prillit 2023, gjë që rezultoi me zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë, fitues me pjesëmarrjen e vetëm 3% të votuesve.

Udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga LVV-ja, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga PDK-ja, udhëheqjen e Zveçanit e mori Ilir Pecit nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut erdhi Erden Atiq nga LVV-ja.

SHKARKO APP