Mbyllet votimi në Kosovë, pjesëmarrja rreth 40 për qind

Në Kosovë u mbajt raundi  i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Nga 38 komunat e Kosovës, gara është zhvilluar në 19 prej tyre, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në raundin e parë, më 22 tetor. Ndërkaq, në Komunën e Parteshit është zhvilluar rivotimi për kryetarin e ri.

Të drejtë vote kishin 1 milion e 353 mijë e 613 votues.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40 për qind, raporton REL

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se zgjedhjet janë organizuar mirë me disa parregullsi të vogla që kanë ndikuar në proces.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP