McAllister: Vuçiç dhe Thaçi ta çojnë normalizimin e marrëdhënieve në nivel më të lartë

“Është e pamundur të parashikohet përmbajtja dhe data e një marrëveshjeje të mundshme Beograd-Prishtinë, por presidentët Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi janë angazhuar që ta çojnë normalizimin në një nivel tjetër më të lartë”.

Kështu deklaroi raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister, i cili gjithashtu kryeson Komisionin e PE-së për Çështjet e Jashtme, raporton ata.

Në lidhje me vizitën e Vuçiçit në Kosovë, këtë fundjavë si dhe takimin e planifikuar Vuçiç-Thaçi në Bruksel që nuk u zhvillua të premten, McAllister tha se ”ka ende sfida”.

“Unë jam i vetëdijshëm se dialogu është i mbushur me sfida, megjithatë ka sinjale pozitive për ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

 Të dyja palët kanë marrë masa për sigurinë e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç në veri të Kosovës. 

Do të ishte diçka pozitive nëse dialogu do të vazhdonte me një raund tjetër në Bruksel brenda fundit të muajit”, tha McAllister për TANJUG.

SHKARKO APP