Me 13 kilogramë eksploziv, serbi synon të hedhë në erë Katedralen në Kosovë?

Policia kosovare ka arrestuar një shtetas serb në Prishtinë, pasi në makinën e tij u gjet plot 13 kilogram eksploziv.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara të Koha.net-it, serbi i arrestuar me rreth 13 kilogramë eksploziv, kishte për synim që hidhte në erë Katedralen e Prishtinës.

Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në automobilin e konfiskuar nga Policia e Kosovës, në të cilin u gjeten rreth 13 kg eksplozivë, janë gjetur edhe harta të qytetit t Prishtinës.

Shoferi po mbahet në arrest dhe me të po merret Prokuroria.

Ai është arrestuar mbrëmë afër ambasadës amerikane në Prishtinë .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?