Më 3 shkurt votohet qeveria e re e Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur se seanca plenare për propozimin e Qeverisë të mbahen më 3 shkurt në ora 11:00. Seanca do të mbahet një ditë para përfundimit të mandatit kushtetues, 4 shkurt, kur edhe do t’i përfundonte mundësia të nominuarit për kryeministër nga partia e parë, LVV.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me LDK, derisa la të kuptohet se nuk do të japë dorëheqja nga pozita e kryeparlamentarit. ”Mbledhja e kryesisë ka vendosur që seanca plenare për krijimin e Qeverisë së Kosovës të mbahet të hënën më 3 shkurt në ora 11:00”.

Kryeparlamentari foli edhe për marrëveshjen eventuale të Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike, ku u shpreh optimist për një gjë të tillë. Për mundësitë e dorëheqjes së tij nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Konjufca deklaroi se është koha e emërimeve dhe jo e dorëheqjeve.

SHKARKO APP