Me avion ushtarak/ Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen drejt Hagës
Me avion ushtarak, Presidenti i dorëhequr, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimin janë nisur drejt Hagës. Tre ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të udhëtojnë drejt Holandës për të provuar pafajësinë e tyre në lidhje me rolin që kanë pasur gjatë luftës në Kosovë. Gjatë paradites së sotme, Thaçi dha dorëheqjen “live” para mediave, ndërsa theksoi se i është konfirmuar aktakuza e Zyrës së Prokurorit Special.
“Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi në deklaratën e tij.