Me ftesë të presidentit Thaçi, Kryeministri i Bullgarisë viziton sot Kosovën

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot do të vijë në Kosovë.

Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri bullgar do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?