Me kapuç, syze e thikë, Haradinaj i ngjitet maleve në kufirin me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përveç politikë, njihet edhe për pasionin që ka për aktivitetin fizik. Ai së fundmi është ngjitur në këmbë maleve të Kosovës në kufirin me Serbinë.

Ka qenë vetë Haradinaj i cili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale teksa shihet i veshur me të zeza me kapuç dhe syze, duke i ngjasuar një “ninxha”, teksa tregon ka ecur rreth katër orë pavarësisht temperaturave tepër të larta.

“Sot e kemi ecë Shalën prej ku ndahet rruga për Bistricë, e kaluam Cerajën të gjitha këto maja. Atje është kufiri me Serbinë. Kemi bërë një rrugë rreth katër orë, jemi në pjesën më të bukur të Kosovës, në Shalën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

SHKARKO APP