Me letra, UÇK kishte 25 mijë e 723 ushtarë

Sipas njoftimi të djeshëm të qeverisë, në Kosovë dolën të jenë 46,230 veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por kjo ushtri nuk pati më shumë se 12 mijë luftëtarë.

Në fakt, shifra 25,723 është më e sakta kundrejt atyre që kanë kapur armët gjatë luftës së viteve 1998-1999, dokumenton Klan Kosova pas një hulumtimi të bërë.

Numri në fjalë është nxjerrë nga fakte dhe dokumente të prezantuara nga organizatave serioze, që janë marrë me luftën e Kosovës. Koha kur është nxjerrë kjo shifër është menjëherë pas 12 qershorit 1999.

Po këto dokumente dhe hulumtime thonë se nga shifra prej 25 mijë e 723 ushtarëve, 20 mijë e 271 patën aplikuar për t’u bërë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që u themelua në shtator 1999, me vendim të UNMIK-ut, ndërsa formalisht u konstituua në janar të vitit 2000.

SHKARKO APP