Më shumë se 2 muaj nga marrëveshja Kosovë-Serbi, Grenell: Po zbatohet! Administrata e Trump ndërmerr veprime të shpejta
Kosova E Shtunë, 24 Tetor 2020 22:57
Ambasadori amerikan Richard Grenell siguron se marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar nga palët në prani të Trump më 4 shtator në Uashington është duke u zbatuar.
Reagimi i Grenell ka marrë shkas nga një takim i disa ditëve më parë të një delegacioni amerikan të Departamentit të Energjisë me liderat e biznesit për të diskutuar me rëndësinë e diversifikimit të pasurive dhe burimeve energjitike të Kosovës.
Sipas Grenellit, administrata e Trump merr dhe do të ndërmarrë veprime të shpejta.
”Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta.”- shkruan Grenell.