Me zgjedhjen e Thaçit President, PDK shkon në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës nga muaji prill do t’i duhet të ketë udhëheqës të ri. Lideri i saj Hashim Thaçi, me marrjen e postit të shefit të shtetit detyrohet që sipas Kushtetutës të japë dorëheqje nga udhëheqja e partisë të cilën e formoi në vitin 1999.

Me këtë rast, PDK shkon në zgjedhje të brendshme për të shpallur kryetarin e ri të partisë.
Në garën për kreun e PDK-së deri tash nuk ka qarkulluar ndonjë emër tjetër përveç atij të kryetarit të Kuvendit, njëherit nënkryetarit të parë të PDK-së, Kadri Veselit.

Se ai mund të jetë njeriu i përshtatshëm për kryetar të partisë, e kishte thënë dy muaj më parë në një intervistë për KosovaPress edhe vetë Hashim Thaçi.

SHKARKO APP