Media serbe: Alberti u vra nga babai, por në 2004 ai ekzekutoi një serb në qendër të Prishtinës

Vrasja e të riut në Kosovë nga babai i tij ka tronditur vendin. Albert Krasniqi, një figurë e jetës publike u vra ditën e mërkurë në banesë. Kjo vrasje është bërë lajm edhe në Serbi, ku media ”Novosti”, ka publikuar një tjetër ngjarje. Sipas medias, ai ka vrarë një student serb në Prishtinë në vitin 2004 dhe se Krasniqi u dënua me 9 vite e gjysmë burg për vrasjen e 17-vjeçarit, Dimitrij Popović.

Nga ana tjetër, në shkrim nënvizohet se Krasniqi vuajti vetëm 4 vite nga dënimi që mori, ndërkohë që tregon se ngjarja ndodh në një kioske ushqimi, ku Popović ishte me shokët e tij.

“Shqiptari i Kosovës, Albert Krasniqi, i cili qëlloi për vdekje një student të Shkollës Mjekësore Dimitrij Popović 17 vjeç në një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, u vra natën e kaluar në Prishtinë. Albert Krasniqi u dënua me nëntë vite e gjysmë burg për vrasjen e një të riu serb, Dimitrij Popović, me të shtëna nga një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një kiosk ushqimi të shpejtë, ku Popoviç ishte me miqtë e tij. Një automjet Audi me shofer Labinot Gashin u ndal para kioskës. Në automjet ishte edhe Albert Krasniqi, i cili, pa ndonjë arsye apo rast, qëlloi në drejtim të kioskës në të cilën, në atë moment, ishin disa persona. Popoviç u qëllua në kokë dhe vdiq në vend. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg, Krasniqi vuajti vetëm katër”, shkruhet në artikullin e Novosti.

SHKARKO APP