Media serbe: Ja pse Macron çoi Haradinajn në Hagë!

Një ndër mediat më të mëdha serbe “Kurir” e ka hapur gazetën print ditën e shtunë me titullin kryesor “Macron çon Haradinajn në Hagë”.

Media serbe, duke pyetur edhe disa analistë e diplomatë serb, i ka bërë një analizë situatës në Kosovë, dhe dorëheqjes së Haradinajt.

Sipas “Kurir” arsyeja që Haradinaj ka dhënë dorëheqje janë pikërisht faktorët ndërkombëtar, të cilët e kanë detyruar kryeministrin ta marrë këtë hap, për shkak se Haradinaj ka kundërshtuar heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, taksë kjo e cila ka bllokuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Dritare.net

“Le të kujtojmë, Presidenti francez premtoi gjatë qëndrimit të tij në Beograd se ai do të bënte gjithçka për të mbajtur dialogun.

LEXO DHE : Makina përplaset me bordurën, vdes 31-vjeçari në Tiranë
Analisti politik Dejan Vuk Stankoviç thotë se dorëheqja e Haradinajt ka hequr pengesën për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.”-shkruan Kurir, transmeton Dritare.net.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt dhe thirrja në Hagë janë në fakt një presion mbi atë që erdhi nga Uashingtoni për të shfuqizuar taksën dhe për të vazhduar negociatat.”-shkruan më tej media serbe.

“Diplomati Zoran Milivojeviç thotë se dialogu tani mund të zhbllokohet dhe se nuk përjashton mundësinë që Perëndimi të ketë hequr Haradinajn nga ky veprim.

– Duke dhënë dorëheqjen, dialogu mund të zhbllokohet. Është e mundur që Perëndimi, duke mbajtur një linjë të vështirë, eliminoi Haradinajn me këtë në mënyrë që ta zhbllokojë dialogun – thotë Milivojeviç.”.Dritare.net

SHKARKO APP