Media serbe: NATO e shqetësuar rreth planit për ushtrinë e Kosovës

NATO ka shprehur shqetësimin rreth propozimit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura pa ndryshime kushtetuese dhe beson se lëvizje të tilla të njëanshme nuk janë të dobishme.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

“Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu ia përcolli këtë mesazh direkt autoriteteve të Kosovës, ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me Beogradin.

Pozicioni i NATO-s mbi këtë çështje nuk ka ndryshuar “, thuhet në një përgjigje të zyrtarëve të NATO-s në Bruksel për këtë gazetë në pyetjen se cili është qëndrimi i Aleancës rreth planeve të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta transformuar FSK-në në Ushtri.

 

 

SHKARKO APP