Media serbe: Pas tetorit SHBA do përfshihet direkt në dialogun Kosovë-Serbi

Mediat serbe shkruajnë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin në mes të Beogradit e Prishtinës në negociatat për marrëveshje.

Siç shkruan sot gazeta e Beogradit “Danas”, kjo përfshirje do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë” në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.

Siç kanë thënë burime të kësaj gazete, SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet.

“Qëllimi i SHBA-së është që me zhvillimin e shuttle diplomacisë t’i afrojë qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm. Pritet që deri më atëherë kryetari serb Vuçiqi dhe ai kosovar Thaçi do t’ia dalin ta arrijnë përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe që në opinionin e të dy vendeve të krijohet klima për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”, kanë thënë diplomatë të cilët “danas” nuk i identifikon.

Termi “shuttle diplomacisë” i përdorur fillimisht nga Henry Kisinger, nënkupton takime intensive për zgjidhjen e një problemi me anë të një negociatori të posaçëm, i cili kryen vizita-takime të veçanta me secilin nga përfaqësuesit e palëve.

SHKARKO APP