Mediat e huaja: Në Kosovë janë kthyer 120 xhihadistë
Mediat italiane shkruajnë për alarmin e rikthimit të luftëtarëve të huaj të ISIS në Ballkan, ku radikalizimi, sipas tyre, është pasojë e politikave miope të Perëndimit. sipas asaj që shkruhet në një reportazh të gjatë mbi terrorizmin, botuar nga e përditshmja kroate Jutarnij list, e cila citon burime të shërbimeve të fshehtë të Zagrebit, “një rrjet i fortë” grupesh xhihadistë është aktiv tashmë prej vitesh në Ballkan, dhe sidomos në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë